Kthehu lart

Malmstrom: BE-ja është e gatshme për të biseduar me SHBA-në për tregti

Malmstrom: BE-ja është e gatshme për të biseduar me SHBA-në për tregti GazetaExpress

​Bashkimi Evropian është i gatshëm për të negociuar me Shtetet e Bashkuara në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve tregtare, pas vendimit të kësaj të fundit për të vendosur tarifa në metalet evropiane, ka thënë komisionerja e Bashkimit Evropian për Tregti, Cecelia Malmstrom.

Duke i përshkruar tarifat amerikane “joligjore” dhe në kundërshtim me rregullat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Malmstrom ka thënë se nuk ka mundësi tjetër përveç marrjes së masave hakmarrëse për të mbrojtur interesat evropiane.

“Ne jemi gjithmonë të hapur për të biseduar me SHBA-në. E gjithë BE-ja është e bazuar në idenë e të biseduarit”, është shprehur ajo në një seminar.

Bashkimi Evropian do të fillojë të premten aplikimin e tarifave prej 25 përqind në produktet amerikane, në përgjigje të tarifave të SHBA-së, të vëna në çelikun dhe aluminin evropian, ka thënë Malmstrom.

Pas vendosjes së këtyre tarifave, Shtetet e Bashkuara kanë kërcënuar Kinën me masa tjera në vlerë të 200 miliardë dollarëve në tregti, duke përshkallëzuar konfliktin që ka ngritur shqetësime për luftë globale.

Gjatë vizitës së saj në Zelandën e Re, ajo ka diskutuar për marrëveshje të tregtisë së lirë, duke bërë thirrje për bashkpëunim dhe respektim të sistemit tregtar.

Raundi i parë i negociatave për arritjen e ndonjë marrëveshje për tregti të lirë në mes të Bashkimit Evropian dhe Zelandës së Re do të mbahet në Bruksel nga 16 deri më 20 korrik.

    Data: 21 Qershor 2018 13:30
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera