Kthehu lart

Limaj në Pejë thotë se ka ardhur koha të dallohet punëtori nga papunëtori

Limaj në Pejë thotë se ka ardhur koha të dallohet punëtori nga papunëtori GazetaExpress

Nisma Socialdemokrate dega në Pejë ka mbajtur Kuvendin e Parë Zgjedhor. I pranishëm në këtë Kuvend Zgjedhor ishte edhe kryetari i këtij subjekti, Fatmir Limaj.

Ky i fundit tha se pret që pas këtij Kuvendi Zgjedhor, dega e Nismës në Pejë të dalë edhe më e fuqishme, më e strukturuar dhe e gatshme për sfidat e reja.
Më tutje, Limaj ka folur për parimet e Nismës. Ai ka thënë se nuk ka qenë lehte për Nismën pasi dallon nga partitë tjera. 

“Kemi dalë më këtë ofertë politike duke ftuar njerëzit e mirë të Kosovës të bashkohen, dhe kemi thënë se ne nuk kemi kohë dhe nuk shpenzojmë energji duke sharë njerëz. Ne nuk do të shpenzojmë energji duke ofenduar njerëz. Në vend të kësaj, ne kemi zgjedhur të fokusohemi në ide për t’ua ndryshuar gjendjen qytetarëve të Kosovës. Synimi ynë është dhe ne zotohemi se do t’u qëndrojmë afër të gjithë atyre familjeve të cilat kanë nevoje për përkujdesjen e shtetit”, ka thënë Limaj të premten në Pejë.
Nisma, sipas Limajt, nuk do të shpenzoj kurrë energji më përçarë popullin. Partia të cilën ai e drejton, sipas tij, angazhohet për respektimin e grupeve tjera politikë.
“Ne luftojmë më ta me gjuhen e argumenteve. Kemi mbështet çdo projekt që ka qenë në të mirë vendit, pavarësisht se kush e ka propozuar. Ne nuk e shohim rivalin politikë si kundërshtuar që duhet rrënuar. Ne besojmë në politikën njerëzore”, ka shtuar Limaj.
Pas fjalës së Limajt, delegatët e këtij Kuvendi kanë votuar Gëzoën Berishën për një tjetër mandat në krye të degës së Nismës në Pejë.

Berisha i falëndëroi delegatët e këtij Kuvendi për besimin e dhënë. Ai u zotua se do të angazhohet edhe më shumë në forcimin e Nismës në Pejë.

Më tutje, Berisha tha se Nisma në Pejë është shtrirë pothuajse në çdo cep të kësaj komune. Qytetarët e Pejës, sipas tij, po i bashkohen Nismës dhe se vizioni socialdemokrat i Nismës po përqafohet nga të gjithë qytetarët e vendit.

Berisha më tutje u zotua se edhe pas këtij Kuvendi Zgjedhor, Nisma do të vazhdoj konsolidimin e mëtejshëm të saj. 

Nisma Socialdemokrate tashmë ka mbajtur Kuvendet e saj thuajse në të gjitha degët e saj anekënd vendit.

Ky proces pritet të kulmoj më 24 qershor, kur edhe do të mbahet Kuvendi i saj Qendror i Punës së këtij subjekti.

    Data: 23 Qershor 2018 12:07
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera