Kthehu lart

Ky është dokumenti me nënshkrimin e Haradinajt, që e falsifikoi agjenti i rrejshëm i AKI-së

Ky është dokumenti me nënshkrimin e Haradinajt, që e falsifikoi agjenti i rrejshëm i AKI-së GazetaExpress

Policia e Kosovës e ka arrestuar të martën 26-vjeçarin nga Prishtina, Edmond Jetullahu, nën dyshimin se përpiloi një dokument të falsifikuar, me të cilin u vetëpunësua në Agjencinë Kosovare të Inteligjencës (AKI).

Jetullahu dyshohet për kryerjen e veprave penale të "Spiunazhit", "Prezantimit të Rremë" dhe "Falsifikimit të Dokumenteve".

Lidhur me këto dyshime që rëndojnë mbi 26-vjeçarin nga Prishtina, Prokuroria Themelore e Prishtinës ka Ballkani.info e ka siguruar dokumentin e falsifikuar të Edmond Jetullahit, i cili mban nënshkrimin e tij dhe të kryeministrit Ramush Haradinaj.

Po ashtu, dokumenti ka edhe vulën e Zyrës së Kryeministrit.

Në dokument thuhet se në mbështetje të nenit 92 paragrafi 4 dhe të nenit 93 paragrafi 4 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, duke u bazuar në nenin 4 të rregullores numër 0220111 për Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Zyrës së Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë e ndryshuar dhe e plotësuar me Rregulloren numër 14/2017, me Rregulloren numër 16/2017 dhe me Rregulloren numër 07/2018, si dhe në nenin 19 të Rregullores së Punës së Qeverisë së Republikës së Kosovës numër 09/2011, Qeveria e Republikës së Kosovës merr vendim se, Edmond Jetullahut i lejohen të gjitha të drejtat psiko-fizike dhe kompetent në postin të cilin e ka zgjedhur Agjencia e Kosovës për Inteligjencë dhe i përmbush të gjitha kushtet shkollore me akreditim të lartë me notën mesatare 10.0 të filloi punën në institucionin AKI.

Titulli i vendit të punës: Udhëheqës i planeve Strategjike për mbrojtjen e vendit.

Më herët, Ballkani.info raportoi duke i thirrur në burime se Jetullahu asnjëherë nuk kishte hyrë në ndërtesën e AKI-së.

“Asnjë lidhje nuk e ka pasur me asnjë zyrtar të AKI. Është thjesht një keqpërdorues. Po ashtu edhe një i tillë është arrestuar dje. Ai vetëm jashtë është paraqitur si agjent i rrejshëm”, kanë thënë burime të Ballkani.info.

Jetullahu, i cili u arrestua të martën nga Policia e Kosovës, dyshohet për kryerjen e veprave penale të Spiunazhit, Prezantimit të Rremë dhe Falsifikimit të Dokumenteve. Lidhur me këto dyshime që rëndojnë mbi 26-vjeçarin nga Prishtina, Prokuroria Themelore e Prishtinës ka nisur zyrtarisht hetimet të mërkurën.

Në këtë Aktvendim thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se Jetullahu ka kryer tri veprat penale të spiunazhit, falsifikimit të dokumenteve dhe prezantimit të rremë.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti i Krimeve të Rënda, Prokurori i Shtetit Kujtim Munishi, me pjesëmarrjen e zyrtares ligjore Diora Bajrami, në procesin kundër të dyshuarit Edmond Jetullahu për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale: Prezantim i rremë nga neni 417 të KPRK-së, veprën penale Spiunazhi nga neni 131 të KPRK-së dhe veprën penale Falsifikim i dokumentit nga neni 398 të KPRK-së merr aktvendim për fillimin e hetimeve”, thuhet në aktvendim.

Në vitin 2010, Jetullahu dyshohet se kishte përpiluar dokumentin e falsifikuar me qëllim të shfrytëzimit të atij dokumenti si origjinal. Përmes këtij dokumenti, ai në mënyrë të rreme kishte krijuar marrëdhënie pune me Agjencinë. 

    Data: 13 Dhjetor 2018 14:59
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera