Kthehu lart

Ky është çifti më fatlum nga Vushtrria

Ky është çifti më fatlum nga Vushtrria GazetaExpress

Dje administrata komunale e Vushtrrisë ka kaluar në objektin e ri, i cili ofron kushte më të mira të punës për punëtorët e administratës dhe shërbime më cilësore administrative për qytetarët.

Ky objekt është ndërtuar nga një donacion i Bashkimit Evropian.

Objekti i ri i Komunës tashmë ka edhe një zyrë moderne për çiftet që kurorëzohen, përderisa sot është kryer edhe martesa e parë në këtë zyrë.

Në ceremoninë solemne të kurorëzimit ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, i cili çiftit të sapomartuar ua ka lexuar deklaratën e martesës.
Me këtë rast, Tahiri çiftit të ri u ka uruar martesë të lumtur dhe jetë të suksese bashkëshortore.


    Data: 17 Korrik 2018 07:38
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera