Kthehu lart

Kush ja nisi n’Kosovë muhabetin, nxitën Black Friday n’krejt shtetin?!

Kush ja nisi n’Kosovë muhabetin, nxitën Black Friday n’krejt shtetin?! GazetaExpress

Black Friday i I-rë në Kosovë u shënua në vitin 2013 duke u zotuar të imitojë trendin e blerjeve që në Amerikë u organizua që nga viti 1932.

Kompania e parë që përhapi këtë trend blerjesh në Kosovë ishte Top Shop Kosova, dhe për 6 vite radhazi i dha epitetin e kohës kur të gjithë bëjnë investimet dhe blerjet më të mençura të vitit.

Si u zhvillua për 6 vite Black Friday në Kosovë?

Sipas raportimeve, Black Friday në Amerikë gjeneron  qarkullim prej 50 miliardë dollarësh, që do të thotë që ofertat e Black Friday janë shumë tërheqëse për konsumatorët. Edhe në Kosovë, kompania Top Shop që përhapi këtë trend blerjesh nga viti 2013-të ofron ZBRITJET më të leverdishme të vitit dhe konsumatorët e presin këtë kohë për blerjet e tyre. Black Friday në Kosovë aktivizoj pothuajse të gjitha llojet e bizneseve dhe këtë vit sipas raportimeve po parashihet që Black Friday të marrë përmasa edhe më të gjera.

Cilat data përfshin Black Friday 2018?

Datat 23-26 Nëntor duhet t'i ndani në kalendarin tuaj për përfitimet tuaja më të mëdha. Zotohuni të blini produktet të cilat nuk i blini çdo ditë sepse aty do të mund të përfitoni më së shumti. Këto 4 ditë konsideroni periudhën ideale për investimet e tuaja vjetore dhe blerjet për të cilat keni nevojë. Parashihen risi dhe shumë surpriza!

Gjithçka që duhet të keni parasysh për përfitimet më të mira në këto data janë:
        -Orën e hapjes së dyqaneve
        -Konsideroni investimin në produktet që nuk i blini çdo ditë
        -Fokusohuni për blerjet e produkteve më të shtrenjta, sepse në këto data aty mund të kurseni më së shumti
        -Krijoni listën tuaj të produkteve, analizoni çmimet aktuale dhe pastaj do të mësoni se çfarë përfitimesh do të arrini
        -Shikoni mundësitë për blerjet online
        -Hapni email-et njoftuese sepse kompanitë serioze dërgojnë email njoftimi paraprak për ofertat dhe mundësitë e blerjes

Për të qëndruar sa më afër njoftimeve rreth Black Friday 2018, në mënyrë që të përfitoni të parët ne ju ftojmë të bëni like faqen Black Friday Kosovë duke klikuar KËTU

    Data: 18 Nentor 2018 12:00
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera