Kthehu lart

Kurti: Thaçi është i mbrapshtë, s'fitojmë me të në dialog

Kurti: Thaçi është i mbrapshtë, s'fitojmë me të në dialog GazetaExpress

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, në një konferencë për media, ka folur për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi.

Ai ka thënë se Presidenti Thaçi, nuk është kompetent që t’i udhëheqë këto bisedime me palën serbe.

“Thaçi është gënjeshtar, ai nuk është kompetent që t’i udhëheqë këto bisedime, fillimisht duhet të bëjmë vlerësimin e dialogut 6 vjeçar, dhe t’i caktojmë synimet tona, më pas të flasim për ekipin i cili do t’i udhëheqë këto bisedime. Dialogu 6-vjeçar që ka ndodhur duhet të vlerësohet dhe nuk duhet të nxitojmë me dialog të ri. Le t’i humbim edhe gjashtë javë e t’i vlerësojmë marrëveshjet që janë bërë”, tha Kurti, raporton Arbresh.info.

Kurti shtoi se Thaçi është president vetëm i vetes dhe jo i Kosovës.
“Ai është vetëm president i vetes dhe jo i Kosovës, me lider të mbrapshtë nuk do të kemi fitore, prandaj çdo propozim që vjen nga presidenti nuk besoj që vjen për të mirën e vendit, por vetëm për ta shpëtuar veten”, deklaroi Kurti.

Në fund, Kurti pohoi se janë pro dialogëve me parime, por jo dialogë me interesa personale.

    Data: 21 Qershor 2018 13:13
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera