Kthehu lart

Kufizim i ndezjes së fishekzjarrëve për fundvit: Të lejohen vetëm për një orë e gjysmë, natën e Vitit të Ri

Kufizim i ndezjes së fishekzjarrëve për fundvit: Të lejohen vetëm për një orë e gjysmë, natën e Vitit të Ri GazetaExpress

Ministri i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, në prag të festave të fundvitit, ka kërkuar nga të gjithë kryetarët e komunave të Republikës së Kosovës që të ndalojnë ndezjen e fishekzjarrëve në hapësira publike dhe zona të banuara, raporton Gazeta Express.

Sipas kërkesës së ministrit Matoshi, fishekzjarrët duhet lejuar që të ndizen vetëm në një afat të caktuar kohor prej një orë e gjysmë, pra saktësisht nga ora 23:00 e datës 31 dhjetor 2018 deri në 00:30 e datës 1 janar 2019.

Kjo kërkesë e Matoshit, sipas dokumentit të siguruar nga Gazeta Express, po bëhet me qëllim të evitimit të ndotjes së ambientit.


Matoshi dje, gjithashtu, u ka drejtuar katër shkresa tre ministrave të Qeverisë Haradinaj, dhe kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, nga të cilët ka kërkuar që të marrin masa për parandalimin e ndotjes.

Nga kryetari i Prishtinës ka kërkuar që të zbatojë vendimin për ndalimin e thëngjillit për djegie, ndërsa nga ministri i Tregtisë dhe Industrisë, ka kërkuar që të kontrollojë cilësinë e karburanteve që futet në dogana dhe nëpër pikat e shitjes gjithashtu, pasi një nga faktorët kryesor të ndotjes është cilësia e dobët e karburanteve që shfrytëzohen në Kosovë. /GazetaExpress/  

    Data: 13 Dhjetor 2018 15:15
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera