Kthehu lart

Ku po shkojnë milionat nga diaspora

Ku po shkojnë milionat nga diaspora GazetaExpress

Për 25 vjet rresht, Avdullah Krasniqi kishte jetuar në Cyrih të Zvicrës. Por pesë vjet më herët, kishte zgjedhur t’iu kthehet bjeshkëve të vargmaleve të Sharrit, me qëllimin e vetëm të merret me kultivimin e produkteve bujqësore.

Për t’ia nisur kësaj pune iu deshën fillimisht afër 30 mijë euro dhe një hapësirë prej dy hektarë e gjysmë.

Ai tregon se nga përvojat në diasporë kuptoi se bujqësia është çelësi i zhvillimit për vendlindjen, raporton KTV.

Megjithatë, tregon se deri tani nuk ka pasur përkrahje institucionale dhe barrierat e shumta po ia vështirësojnë punën.

Edhe dërgesat nga diaspora kanë shënuar rritje për 13.4 milionë, nga 221 milionë në 245 milionë euro, për katër mujorin e parë të këtij viti, krahasuar me vitin paraprak.

Nga analizat e Bankës Qendrore të Kosovës del se paratë e dërguara nga diaspora shkojnë në investime që nuk sjellin punësim.

Pjesa më e madhe e parave të dërguara nga diaspora vijnë nga Gjermania, e përcjellë nga Zvicra, SHBA-ja, Austria dhe Italia.

E investimet e huaja në vitin e kaluar kanë shënuar rritje prej 30.8 për qind, duke shënuar vlerën 287.8 milionë euro.

    Data: 17 Korrik 2018 07:36
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera