Kthehu lart

Kosovari dëshmon në Beograd se si u qëllua gjatë luftës në Kosovë

Kosovari dëshmon në Beograd se si u qëllua gjatë luftës në Kosovë GazetaExpress

Shqiptari nga Kosova, Maliq Voci, ka dëshmuar në Gjykatën e Lartë të Beogradit se si ishte plagosur gjatë një sulmi në fshatin Tërrnje nga forcat serbe më 25 mars të vitit 1999.

Voci ka rrëfyer se si ishte larguar nga shtëpia herët në mëngjes për të ushqyer lopët kur ai ishte qëlluar nga një kodër e afërt. Plumbi e kishte qëlluar atë në shpinë dhe i ka depërtuar nga pjesa e përparme e trupit të tij.

“Kur më qëlluan, familja ime më çoi në shtëpi dhe nuk pashë më asgjë pas kësaj”, ka thënë Voci, shkruan Balkaninsight.

Ai ka treguar se është kthyer në fshatin e tij Tërrnje tre muaj më vonë për t'u njoftuar se halla e tij së bashku me tre të afërm të tjerë ishin vrarë.

Ish-oficerët e ushtrisë jugosllave, Pavle Gavrilovic dhe Ranko Kozlina, janë duke u hetuar në gjyq për vrasjen e 27 personave, duke përfshirë të moshuarit dhe një djalë katërvjeçar gjatë sulmit në Tërrnje, më 25 mars 1999.

Gavrilovic akuzohet për urdhërimin e sulmit duke thënë se “nuk duhet të ketë të mbijetuar” shkruan në aktakuzë, transmeton Klankosova

Gavrilovic, komandanti i njësisë në Brigadën 549 të Armatës Jugosllave, akuzohet se ka ndarë njerëzit e tij deri në tre grupe, me të pandehurin Kozlina njërin prej tyre, dhe i ka urdhëruar ata që të hyjnë në fshat dhe etnikisht ta spastrojnë zonën.

Kozlina, së bashku me tre ushtarë të tjerë, kanë hapur zjarr mbi 18 civilë, duke përfshirë gratë dhe fëmijët, kështu duke vrarë 16 prej tyre, shkruan në aktakuzë.

Gjithashtu, aty shkruan se civilë të tjerë u qëlluan në shtëpitë e tjera që ndodheshin përreth fshatit.

    Data: 21 Shtator 2018 09:20
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera