Kthehu lart

Konjufca - Haradinajt: A keni mendu për nëndetëse se i duhen Thaçit

Konjufca - Haradinajt: A keni mendu për nëndetëse se i duhen Thaçit GazetaExpress

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka marrë fjalën derisa po diskutohej para se të dalë në votim projektligji i dytë për transformimin e FSK-së në ushtri. Konjufca pati një pyetje për kryeministrin Ramush Haradinaj.

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes ishte i interesuar të dinte nëse kryeministri Ramush Haradinaj ka menduar për sigurinë e presidentin Hashim Thaçi.

Ai ka ironizuar me udhëtimin që ka pasur presidenti Thaçi, më 29 shtator, në Liqenin e Ujmanit, transmeton Gazeta Express. 

“A ke mendu për sigurinë e presidentit, për shembull për nëndetëse se po e shohim me skafa”, ka thënë Konjufca.

Konjufca ka thënë se "i kanë hyrë në hak" opozitës gjatë vitit 2014, kur kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi, e fajësonte Vetëvendosjen e LDK-në për mosformim të ushtrisë. 

Konjufca thotë se do ta jepnin votën edhe atëherë sikurse sot, nëse projektligjet do të ishin si të këto tri projektligjeve që Kuvendi po i voton sot unanimisht. /Express/

    Data: 18 Tetor 2018 13:35
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera