Kthehu lart

Konjufca akuzon PSD'në se po i shërben partive në pushtet

Konjufca akuzon PSD'në se po i shërben partive në pushtet GazetaExpress

​Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka folur për dallimet mes partisë së tij dhe Partisë Socialdemokrate, e përbërë kryesisht nga ish-kolegë të tij partiakë.

Konjufca ka thënë në emisionin “Pressing”, me Leonard Kerqukin, në televizionin T7, se PSD, kryetar i së cilës është Shpend Ahmeti, nuk po i bashkohet VV’së dhe partive tjera opozitare kur ato po e sfidojnë qeverinë e vendit.

Sipas Konjufcës, PSD’ja po i shërben partive që udhëheqin vendin aktualisht.

Ai ka akuzuar PSD’në se më shumë “po kujdeset që të fillojnë seancat e pozitës”. /Express/

    Data: 20 Shtator 2018 21:35
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera