Kthehu lart

KFC Kosova me pike të re në Ferizaj

KFC Kosova me pike të re në Ferizaj GazetaExpress

Historia e nëntë e suksesit të KFC Kosova ilustron angazhimin e kompanisë për t'u afruar një hap më shumë me konsumatorët duke u çmuar jo vetëm në Kosovë por në mbarë botën. Jo shumë kohë ka kaluar nga hapja e restorantit të shtatë KFC i cili ishte i formatit Drive Thru.

Tani pulën më të mire në botë të gjithë do të mund ta shijojnë në pikën më të re të KFC Ferizaj me lokacion në Ferizaj Retail Park, dhe jo vetëm aty, por KFC me shumë përkushtim po zgjerohet në tërë territorin e Kosovës duke mos anashkaluar asnjë qytet me risitë e madhe, dizajnin unik, ushqimin me shumë shije, dhe shërbimin e standardizuar nga franshiza KFC.

Disa dekada pas shfaqjes së Drive Thru Restoranteve të para në skenën amerikane, me shpejtësi po përhapen gjithandej edhe në Kosovë duke i shërbyer nevojave të klientëve dhe duke ju kursyer atyre kohën. Nëpërmjet Drive Thru ju keni mundësinë të porositni, merrni, dhe të paguani ushqimin tuaj të preferuar KFC, pa dalur nga vetura. KFC si një brend ndërkombëtar ishte franshiza e parë globale gjithashtu e para në Kosovë dhe rajon që ka hapur një pikë ku përveç shërbimit konvencional të ushqimit, ofron edhe mundësinë “Drive Thru”.

Drive Thru me lokacion në Ferizaj gjendet në Rrugën Ahmet Kaçiku p.n. Kjo pikë do të mirëpret konsumatorët e saj nga data 21 Qershor 2018 prej ores 14:00. Hapja e kësaj pike paraqet një epokë të re të brendit KFC në Kosovë.

Kështu tradita vazhdon çdo ditë duke u rritur jo vetëm në numër të restoranteve por edhe duke formuar një ekipë të mahnitshme e cila sot numëron më shumë se 200 të punësuar në restorante dhe mbi 15 të punësuar në strukturën menaxhuese. Me të gjitha këto KFC nuk do të ndalet mirëpo gjithmonë do të sjellë inovacione në menu, restorante dhe rrugëtimin e saj drejt të ardhmes së bashku me gjithë adhuruesit e recetës origjinale.

    Data: 20 Qershor 2018 17:43
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera