Kthehu lart

Kështu duket Klinika Emergjente e rinovuar në QKUK

Kështu duket Klinika Emergjente e rinovuar në QKUK GazetaExpress

Klinika Emergjente në QKUK tani duket tërësisht ndryshe. Me një investim gjysmë milioni euro është rinovuar e gjitha.

Videon e ndryshimit e ka publikuar ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili.

Ai ka thënë se me rinovimin e kësaj klinike, tani qytetarët janë të kënaqur me shërbimet e reja moderne dhe mjekët e infermierët të lumtur me kushtet e reja të punës.

“Klinika Emergjente tani e transformuar!

Kjo është Klinika Emergjente e rinovuar me një investim prej 500.000 eurosh. Qytetarë të kënaqur me shërbimet e reja moderne dhe mjekë e infermierë të lumtur me kushtet e reja të punës”, ka shkruar ministri Ismaili.


    Data: 11 Tetor 2018 14:59
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera