Kthehu lart

Prokuroria serbe thotë se Vuçiq dhe Bërnabiq janë kërcënuar me vdekje, nisin hetimet

Prokuroria serbe thotë se Vuçiq dhe Bërnabiq janë kërcënuar me vdekje, nisin hetimet GazetaExpress

Zyra e Prokurorisë së Lartë në Beograd ka filluar hetimet rreth kërcënimeve me vdekje që janë dërguar ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, dhe kryeministres serbe, Ana Brnabiq, nga deputeti i Parlamentit të Serbisë nga lëvizja ‘Dveri’, Srdjan Nogo, transmeton Gazeta Express.

Zyra për krime pranë Prokurorisë, i kanë kërkuar policisë serbe që të fillojë grumbullimin e fakteve lidhur me këto kërcënime me vdekje ndaj dy krerëve të shtetit serb.

Këtë për ‘Tanjug’ e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë në Beograd, Tatjana Sekuliç.

Kërcënimet e deputetit serb janë publikuar në Youtube, kur Srdjan Nogo, dëgjohet të thotë se ka informacione se kryeministrja serbe e ka nënshkruar marrëveshjen e Dublinit për refugjatët, dhe nëse e ka bërë një gjë të tillë atëherë ‘ajo së bashku me presidentin Aleksander Vuçiq duhet të varen së bashku”. /GazetaExpress/

    Data: 18 Tetor 2018 13:13
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera