Kthehu lart

Katër muaj pa terapi, QKUK-ja s'e ka ilaçin kryesor për pacientët me hepatit B

Katër muaj pa terapi, QKUK-ja s'e ka ilaçin kryesor për pacientët me hepatit B GazetaExpress

​Pacientët e sëmurë me sëmundjen e hepatitit B, qe gati katër muaj nuk e kanë një nga produktet kryesore për trajtimin e kësaj sëmundjeje. 

Produkti Tenofovire mungon në Klinikën e Infektives në QKUK që nga fundi i muajit mars. Kjo mungesë i detyron pacientët me hepatit B ta blejnë vetë këtë produkt, shkruan sot Koha Ditore.

Ilaçi mungon për shkak se Ministria e Shëndetësisë nuk po arrin të përfundojë blerjen e këtij produkti përmes tenderit.

Një nga pacientët që tash e katër muaj po përballet me mungesën e këtij ilaçi është pacienti H.G. (emri i njohur për redaksinë). Ai ka thënë se mosmarrja e këtij produkti ua rrezikon jetën pacientëve.

“Furnizimi me këto barna është shumë i rëndësishëm për mbarëvajtjen e shëndetit, përndryshe vjen deri te cirroza në mëlçi”, ka thënë ky pacient.

    Data: 10 Gusht 2018 07:21
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera