Kthehu lart

Ka ndërruar jetë personi i aksidentuar ditë më parë në Prishtinë

Ka ndërruar jetë personi i aksidentuar ditë më parë në Prishtinë GazetaExpress

Policia e Kosovës njofton se aksidenti ka ndodhur pas një automjet me targa vendore ka goditur një këmbësor në lëvizje.

Viktima fillimisht kishte marrë tretman mjekësor në QKUK,  më pas është liruar në shtëpi, por më datë 14.11.2018, viktimës i është keqësuar gjendja shëndetësore me ç’rast kë kërkuar sërish ndihmë mjekësore.

“Dje, viktima (këmbësori, mashkull) ka ndërruar jetë. Me vendimin e Prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet për obduksion, ndërsa të dyshuarit pas marrjes të deklaratës shtesë lirohet. Rasti mbetet nën hetime”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Data: 17 Nentor 2018 10:30
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera