Kthehu lart

I mbijetuari i masakrës në fshatin Trnje të Suharekës dëshmon kundër dy ish-oficerëve serb

I mbijetuari i masakrës në fshatin Trnje të Suharekës dëshmon kundër dy ish-oficerëve serb GazetaExpress

​Maliq Voci sot është paraqitur për të dëshmuar para Gjykatës së Lartë në Beograd kundër dy ushtarëve serb, të cilët akuzohen për vrasjen e 27 shqiptarëve në fshatin Trnje të Suharekës në marsin e vitit 1999, transmeton Gazeta Express.

Voci para gjykatës ka treguar se si me 25 mars të vitit 1999 ai është qëlluar me armë nga forcat serbe.

Ai thotë se ishte zgjuar herë në mëngjes për të ushqyer bagëtinë, derisa është qëlluar nga mali që ishte afër shtëpisë së tij. Plumbat e kishin goditur prapa në shpinë.

“Kur me kanë qëlluar, familja ime më kanë futur brenda në shtëpi, dhe nuk di asgjë se çfarë ka ndodhur më pas”, ka thënë Voci, shkruan BalkanInsight, transmeton Gazeta Express.

Voci thotë se më pas është dërguar për trajtim në fshatin Leshan, përpara se të dërgohej për operim në Shqipëri.

Siç tregon ai, kur ishte kthyer një muaj më pas në shtëpi kishte mësuar se tezja e tij dhe tre të afërm ishin vrarë.

Sipas aktakuzës, fshati ishte sulmuar nga forcat serbe. Për këtë sulm akuzohen ish-oficerët e ushtrisë serbe, Pavle Gavrliovic dhe Ranko Kozlina.

Të dy akuzohen për vrasjen e 27 shqiptarëve, përfshirë këtu edhe një djalë katër vjeçar.

Gavrilovic akuzohet se kishte urdhëruar sulmin dhe kishte thënë se “nuk duhet të kishte të mbijetuar”.

Ai gjithashtu akuzohet se kishte ndarë ushtrinë e tij në tri grupe, në njërin grup ishte edhe ish-ofeiceri Kozlina, dhe kishte urdhëruar ata që të futeshin në fshat për të kryer pastrim etnik të asaj zone.

Sipas aktakuzës Kozlina së bashku me tre ushtarë kishin hapur zjarr mbi 18 civil shqiptarë, përfshirë këtu gra dhe fëmijë, duke mbytur 16 prej tyre.

Civilët tjerë ishin vrarë në shtëpi tjera të fshatit./GazetaExpress/

    Data: 20 Shtator 2018 17:59
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera