Kthehu lart

Hoxhaj: Ushtria e Kosovës gati t'u shërbejë të gjithëve

Hoxhaj: Ushtria e Kosovës gati t'u shërbejë të gjithëve GazetaExpress

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, në prag të votimit për themelimin e ushtrisë së Kosovës, ka shkruar se përgjatë një dekade pavarësi FSK-ja e ka dëshmuar se është institucion profesional, multietnik dhe i trajnuar me standardet e NATO-s.

“Duke synuar t'i shërbejë të gjithë njerëzve në mënyrë të barabartë në Kosovë, tani është koha për të kaluar në Forcat e Armatosura”, shkruan Hoxhaj në Twitter, transmeton Express.

Ai shtoi së bërja e ushtrisë së Kosovës është hap drejt Ballkanit më paqësor dhe më të qëndrueshëm.

Ndryshe, nesër në Kuvendin e Kosovës do të votohet për transformimin e FSK-së në ushtri. Themelimi i ushtrisë po përkrahet fuqishëm nga Amerika.

    Data: 13 Dhjetor 2018 14:35
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera