Kthehu lart

Hoxhaj: Duhet unitet mes forcave politike për dialogun me Serbinë

GazetaExpress

​Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh zëvendëskryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka folur për dialogun përfundimtar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka thënë se presidentit të vendit, Hashim Thaçi, ia jep të drejtën Kushtetuta e Kosovës që ta përfaqësojë Kosovën në dialog me palën serbe.

Megjithatë, Hoxhaj ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se për dialog “duhet të ketë unitet mes forcave politike”.

“Kemi mbërritur këtu ku jemi sot si vend, falë fuqisë, vullnetit të pathyeshëm, dhe konsensusit, gjetjes së gjuhës së përbashkët”, është shprehur Hoxhaj.

Dialogu duhet të ketë mbështetje prej deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ka thënë Hoxhaj. /Express/


    Data: 24 Maj 2018 23:02
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera