Kthehu lart

Gazeta prestigjioze austriake: Rama dhe Vuçiq po e imitojnë Millosheviqin dhe Tugjmanin

Gazeta prestigjioze austriake: Rama dhe Vuçiq po e imitojnë Millosheviqin dhe Tugjmanin GazetaExpress

Sipas gazetës prestigjioze austriake ‘Der Standard’, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është një nga përkrahësit e idesë për ndarje të Kosovës. Sipas tyre Rama u bë partner i Serbisë në këtë ide, qysh para dy viteve gjatë vizitës së tij në Nish, transmeton Gazeta Express.

E përfshirjen e Ramës në këto pazare me Vuçiqin për ndarje të Kosovës, gazeta thotë se disa e krahasojnë me përpjekjet e dy ish-presidentëve të Kroacisë dhe Serbisë, Franjo Tugjman dhe Sllobodan Millosheviq, të cilët kishin dashur të ndanin Bosnjën në dy pjesë.

“Ideja e shkëmbimit të territorit bazuar në kritere etnike, është pranuar mjaft mirë edhe në Shqipëri. Për shumë vite, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është paraqitur si ‘Lideri i Shqiptarëve’ në rajon, duke u mbështetur në të njejtën kartë të nacionalizmit sikurse Aleksander Vuçiq. Sonja Biserko, presidente e komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut lidhur me këtë çështje ka thënë “ Në fakt Beogradi po kërkonte një partner në Tiranë, dhe eventualisht e ka gjetur atë person, pra kryeministrin Edi Rama dy vite më parë, kur Rama ishte në Nish. Plani kishte lindur në Beograd dhe është gjithmonë në qarkullim, hapur apo fshehur”, kishte thënë Biserko. Në fakt Rama dërgon çdo ditë e më tepër sinjale të krijimit të ‘Shqipërisë së Madhe”. Ai dëshiron që të largojë kontrollet në  kufirin ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë dhe dëshiron një president për të dy shtetet. Në çfarëdo rasti, Vuçiq është i shqetësuar vetëm për ‘demarkacionin me Shqiptarët”, për të krijuar një territor të unifikuar serb. Disa e krahasojnë këtë politikë të dy liderëve të vetë deklaruar të Ballkanit, me atë të presidentëve të Kroacisë dhe Serbisë, Franjo Tugjman dhe Sllobodan Millosheviq në drejtim të Bosnjës. Tugjman dhe Millosheviq dëshironin që të ndanin shtetin qendror të Ballkanit për vete”, thuhet në shkrimin e ‘Der Standard’, transmeton Gazeta Express.

 Në këtë shkrim ndër të tjera flitet edhe për tentimin e politikës kosovare që të krijojë një ekip uniteti për dialogun me Serbinë, pasi Hashim Thaçi konsiderohet si pa legjitimitet për të përfaqësuar Kosovën në këtë dialog.

Marrëveshja finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë thuhet se do të arrihet më së largu deri në muajin mars të vitit 2019, pasi që në muajin në vijim, BE-ja futet në proces zgjedhor.

“Pas kësaj marrëveshje,  Kosova do të njihet (nga Serbia) dhe Rusia do të largojë veton në OKB”, vazhdon shkrimi.

Gazeta austriake gjithashtu ka identifikuar edhe të gjithë ata që lobojnë në mbështetje të idesë së Vucicit dhe Thacit për ndarje të Kosovës.

Si një nga përpunuesit e idesë për ndarje të Kosovës thuhet se është ish-ambasadori amerikan në Beograd, Cameron Phelps Munter.

“Vucici dhe Thaci më duket se kanë rënë dakord fshehurazi për një shkëmbim territorial. Kjo ‘marrëveshje’ u mbështet gjithashtu nga amerikanët dhe disa evropianë. Një nga personat më të rëndësishëm në këtë lobim është ish-ambasadori amerikan në Serbi, Cameron Phelps Munter. Edhe djali i Geroge Soros,  Alex Soros,  ka lobuar jashtëzakonisht shumë për këtë ide. Po ashtu pjesë e projektit është edhe ish-diplomati austriak Volfgang Petritch, i cili këshillon qeverinë serbe dhe Vucicin përmes një kontrate për konsulence të firmës  Lansky Ganzger Partner (LGP)”, thuhet tutje.

Gazeta asutriake ‘Der Standard’, ka dërguar pyetje drejt Qeveris së Serbisë, për t’u interesuar se sa para e paguan firmën ligjore të ‘Lansky Ganzger Partner’, megjithatë ata kanë refuzuar që të japin detaje të pagesave.

Megjithatë firma në përgjigjen për gazetën ka konfirmuar se përfaqëson klientë nga Ballkani Perëndimor.

“Ne gjithashtu këshillojmë klientët nga BE me interesaa biznesi në Ballkan”, thuhet në përgjigje.

Qëndrimi kundër idesë për ndarje të Kosovës i kancelares gjermane, Angela Merkel, gjithashtu zë vend në këtë shkrim të ‘Der Standard’./GazetaExpress/.                                                                                              

    Data: 13 Dhjetor 2018 17:18
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera