Kthehu lart

Forcat franceze bombardojnë rebelët e Çadit që tentuan ta rrëzojnë qeverinë

Forcat franceze bombardojnë rebelët e Çadit që tentuan ta rrëzojnë qeverinë GazetaExpress

Ministri i jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian, ka njoftuar se forcat franceze i kanë bombarduar disa baza të rebelëve të Çadit me qëllim të parandalimit të puçit ndaj presidentit të vendit, Idriss Deby.

Me kërkesë të presidentit të Çadit, aeroplanët luftarakë të Francës e kanë bombarduar një grup rebelësh, të cilët ishin të armatosur me armë të rënda dhe që kishin hyrë nga Libia në territorin e Çadit.

“Grupi i rebelëve e ka kryer një sulm me qëllim të marrjes së pushtetit me forcë. Presidenti Deby ka kërkuar nga ne që të intervenojmë për ta parandaluar puçin dhe për ta mbrojtur vendin”, ka deklaruar Le Drian para ligjvënësve francezë.

Raportohet se aeroplanët francezë i kanë shkatërruar disa automjete të rebelëve, ndërsa ushtria e Çadit ka njoftuar se i ka arrestuar 250 rebelë të grupit “Unioni i Forcave të Rezistencës”, të cilët e kanë bazën në Libi.

Deby është përballur me disa kryengritje që nga ardhja në pushtet në vitin 1990 përmes një puçi ushtarak. Vëzhguesit ndërkombëtarë kanë thënë se zgjedhjet e mbajtura në këtë vend nuk kanë qenë të drejta, ndërsa vetë presidenti e ka bërë një ndryshim në kushtetutë që ia mundëson qëndrimin në pushtet deri në vitin 2033, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

    Data: 12 Shkurt 2019 18:17
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera