Kthehu lart

Derdhjet toksike në Novobërdë shqetësojnë banorët

Derdhjet toksike në Novobërdë shqetësojnë banorët GazetaExpress

Mbetjet toksike të akumuluara që një kohë të gjatë në një hapësirë në Novobërdë po vazhdojnë të jenë shqetësim për qytetarët.

Ndonëse ishte premtuar se ato do të largohen, një gjë e tillë nuk ka ndodhur, madje këto mbetje rrezikojnë të ndotin edhe lumin që është pak më lartë se vendi ku bëhet grumbullimi i tyre.

Fotografi Arben Llapashtica në një postim në Facebook ka publikuar tri foto të këtyre derdhjeve toksike, që thotë se vazhdon të jetë problem mjedisor.

“Qe një problem mjedisor. Këto derdhje toksike/acidike shumë ma herët e pata digju se do të mbulohet, ende ishte kështu në rajonin e Novobërdës”, ka shkruar Llapashtica.

Llapashtica për Koha.net ka treguar se, “këto mbetje janë që një kohë të gjatë. Janë si një lloj hiri i flotacionit të minierës së Novobërdës. E lumi që shihet ngjyrë kafe, pak më lartë, është shumë i pastër, dhe në momentin që një përroskë e kap atë e bën ujin toksik dhe ia ndërron ngjyrën”.


    Data: 22 Korrik 2018 22:44
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera