Kthehu lart

Vjosa Osmani - deputetëve serbë: Ushtria do t'ju mbrojë nga kriminelët në veri

Vjosa Osmani - deputetëve serbë: Ushtria do t'ju mbrojë nga kriminelët në veri GazetaExpress

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, tha se seanca e sotme do të kryejë një punë që është vonuar.

"Në fillim të vitit 2016 kam qëndruar në këtë foltore që të procedohet me planin B pra me ndryshime ligjore, meqë nuk bëhej ndryshe për shkak të bllokimit të serbëve", tha ajo.

Osmani tha se kjo mund të bëhet vetëm nëse kanë përkrahjen e SHBA-ve dhe  vendeve tjera në NATO.            

Deputetja e LDK-së tha se vullneti i 10 deputetëve nuk mund të shkelë vullnetin e 100 deputetëve tjerë. "Ju nuk rrezikoheni nga ushtria, por ju dhe ne rrezikohemi vetëm nga bandat në veri. Por kjo ushtri do t'ju mbrojë juve nga ata kriminelë, edhe pse ju dolët nga salla", tha Osmani.

    Data: 18 Tetor 2018 12:41
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera