Kthehu lart

"Danas"-i serb: SHBA-ja e mbështet shkëmbimin e Leposaviqit me Preshevën

"Danas"-i serb: SHBA-ja e mbështet shkëmbimin e Leposaviqit me Preshevën GazetaExpress

Gazeta properëndimore në Serbi, e përditshmja “Danas”, duke u thirrur në burime të sigurta diplomatike, shkruan se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë një marrëveshje mes Kosovës e Serbisë, me ndryshime të lehta të kufijve mes dy shteteve.

Në një artikull të botuar më 12 shkurt në Danas, media që ia bën opozitën presidentit serb, Aleksadander Vuçiq, ka shkruar rreth një plani, që sipas burimeve të saj, e ka SHBA-ja për t'u arritur marrëveshja mes Kosovës e Serbisë.

“Danas” shkruan se afati i fundit për arritjen e marrëveshjes për Kosovën është shtyrë deri në fund të vitit. Kjo pasi gazeta thotë se Shtetet e Bashkuara tani janë të preokupuara me Venezuelën, kurse Bashkimi Evropian me zgjedhjet për Parlamentin Evropian.

“Shtetet e Bashkuara janë për një korrigjim minimal të kufijve dhe shkëmbim territoresh, që do të nënkuptonte se Serbia do të merrte  Leposaviqin, respektivisht ultësirën e Kopaonikut, kurse Kosova do të merrte fshatrat në komunën e Preshevës, në perëndim të autostradës (Korridorit 10), dhe është e mundur që Kosovës t’i takojë edhe Tërnoci i Madh në Komunën e Bujanocit”, shkruan Danas, transmeton Gazeta Express.

“Burimet tona thonë se Shtetet e Bashkuara e kundërshtojnë idenë që i gjithë veriu i Kosovës t’i bashkëngjitet Serbisë, e kjo veçanërisht vlen për Mitrovicën e Veriut, dhe se formimi i Asociacionit të Komunave me Serbe është ende në pritje”, thuhet më tej në artikull. /Express/

    Data: 12 Shkurt 2019 13:51
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera