Kthehu lart

"Bechtel Enka" gjobiti Kosovën me 53 milionë, Qeveria nuk i bën zë për vonesat

"Bechtel Enka" gjobiti Kosovën me 53 milionë, Qeveria nuk i bën zë për vonesat GazetaExpress

"Bechtel Enka" ia mori buxhetit të shteti 53 milionë euro shtesë, për shkak të, siç u tha, dështimit të Qeverisë së kaluar që t’i paguajë me rregull faturat kësaj kompanie.

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, vitin e kaluar ishte zotuar se më 31 dhjetor do të përfundonte i gjithë projekti i autostradës ‘Arbën Xhaferi’, mirëpo kjo dështoi.

“Disa autostrada do të përfundojnë në vitin 2018 siç është autostrada e ‘Arbën Xhaferit’, segmenti i dytë deri në Bibaj do të lëshohet në muajin dhjetor ka fundi i dhjetorit këtë vit. Ndërsa në vitin 2018 në qershor do të bëhet segmenti i tretë. Saktësisht autostrada ‘Arbën Xhaferi’ do të përfundoj më 31 dhjetor 2018. Në dhjetor të vitit 2018 do ta verifikoni se do të përfundojë kjo autostradë”, kishte thënë Lekaj.

Mirëpo, ndonëse “Bechtel Enka” ishte e zonja në ‘dënimin’ e Qeverisë, ministria e Lekajt dhe qeveria nuk po del të jetë, pasi ministria lëre që nuk dënon për mos kryerjen e punimeve në kohën e paraparë, por ajo e arsyeton.

Lajmi.net ka dërguar pyetje në adresën e ministrisë së Infrastrukturës për të pyetur se a do të dënohet kjo kompani për mos kryerjen e punimeve në afatin e thënë.

Ministria tha se në kontratën e nënshkruar mes Qeverisë, MIT dhe “Bechtel & Enka”, nuk parashihet kur mund të aplikohen gjobat.

“Me kontratën e nënshkruar në mes të Qeverisë së Kosovës, MIT dhe operatorit ekonomik “Bechtel & Enka”, parashihen situatat kur mund të aplikohen gjobat për shkelje të kontratës”, na u është thënë në përgjigje.

Mes tjerash aty thuhet: Për t’u aplikuar këto gjoba, së pari duhet të konstatohet shkelja e obligimeve kontraktuale dhe shkalla e përgjegjësisë. Ne konsiderojmë se përmbushja e obligimeve kontraktuale duhet të bëhet duke u udhëhequr nga parimi i ndërgjegjshmërisë dhe ndershmërisë dhe se të gjitha mosmarrëveshjet duhet të zgjidhen me mirëkuptim në mes të dy palëve.

Ministra në përgjigjen e saj na thotë se Qeveria ka qenë e përpiktë në kushtet e “Bechtel Enkas”, por sa ka qenë e përpiktë kjo kompani në kushtet e ministrit Lekaj?

“Qeveria e Kosovës ka përmbushur me përpikëri të gjitha obligimet kontraktuale, të njëjtën gjë presim ta bëjë edhe operatori ekonomik, i cili është treguar shumë i përgjegjshëm në përmbushjen e obligimeve”, thotë ministria.

E në fund, MIT e arsyeton kompaninë përgjegjëse për ndërtimin e autostradës që lidhë Maqedoninë me Kosovën.

“Fakti që kemi pasur mot të vështirë në pjesën e fundit të vitit të kaluar, ka pasur si efekt pamundësinë e realizimit të punimeve përfundimtare në këtë projekt”, arsyeton ministria. 

    Data: 12 Janar 2019 12:42
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera