Kthehu lart

BB alarmon se vëllimi i mbeturinave në botë do të rritet për 70% deri më 2050

BB alarmon se vëllimi i mbeturinave në botë do të rritet për 70% deri më 2050 GazetaExpress

Përhapja shumë e shpejtë e mbeturinave anembanë globit përbën një kërcënim edhe më të madh për shëndetin e popullatës dhe mjedisit, e brishtë nga ndryshimet klimatike, njoftoi Banka Botërore në një raport të publikuar sot.

Nëse nuk do të ndërmerret asnjë masë urgjente, vëllimi i mbeturinave në mbarë botën do të rritet me 70% deri në 2050, për të arritur në 3,4 miliardë ton kundrejt 2,01 miliardë në vitin 2016, sqaron institucioni i Washingtonit.

”Menaxhimi i dobët i mbeturinave dëmton shëndetin e njeriut dhe mjedisin, duke iu shtuar problemit të klimës”, tha Laura Tuck, zëvendëskryetare e zhvillimit të qëndrueshëm në Bankën Botërore. “Për fat të keq, në më të shumtën e rasteve është shtresa më e varfër e shoqërisë që vuan ndikimin e një menaxhimi të papërshtatshëm të mbeturinave, përcjell Atsh.

Megjithëse vendet e pasura përbëjnë vetëm 16% të popullsisë globale, ato prodhojnë më shumë se një të tretën (34%) të mbeturinave në botë. Azia Lindore dhe rajoni i Paqësorit janë përgjegjëse për gati një të katërtën (23%) e sasisë së përgjithshme të mbetjeve, thekson Banka Botërore.

    Data: 20 Shtator 2018 23:51
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera