Kthehu lart

Banka ProCredit sjellë Elvana Gjatën live, në koncert të hapur për publikun

Banka ProCredit sjellë Elvana Gjatën live, në koncert të hapur për publikun GazetaExpress

Banka ProCredit po vazhdon traditën e festës së madhe të verës. Këtë vit, ProCredit sjell yllin e madh të muzikës shqiptare, Elvana Gjata, e cila për një kohë i ka munguar skenës me performancat e saj live në kryeqytet.

Më 14 korrik, Elvana Gjata do të vijë me koncert të madh dhe të hapur për publikun i cili mbahet në parkun e Fakultetit Filozofik dhe Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë.

Elvana do të vijë me performancë live para publikut të Prishtinës me disa nga këngët e saj më të reja, duke përfshirë edhe hitet e fundit dhe këngët e reja të 3EP.

“Koncerti pritet të fillojë prej orës 19:00 dhe të gjithë klientët, partnerët e bankës, bashkë me ta edhe gjithë qytetarët janë ftuar publikisht nga ana e bankës.
Në njoftimin e bankës mësohet se koncerti është falas.



    Data: 25 Qershor 2018 17:00
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera