Kthehu lart

Avdullah Hoti tregon kush është kundër ushtrisë së Kosovës

Avdullah Hoti tregon kush është kundër ushtrisë së Kosovës GazetaExpress

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar se vetëm ata që janë kundër NATO-s, janë kundër mandatit të ri që duhet të ketë Forca e Sigurisë së Kosovës dhe vetëm ata që janë kundër interesave euroatlantike në Kosovë dhe rajon, janë kundër që shteti i Kosovës të ketë ushtri.

Hoti në seancën e sotme të Kuvendit, ka thënë se është momenti që të gjithë të bashkohen pasi po merret një vendim për sigurinë e Kosovës dhe rajonit.

Ai tha se duam ushtri moderne për të promovuar paqen dhe për të ruajtur paqen dhe sigurinë në botë, kudo që të ketë nevojë.

Ndërkohë, sapo është votuar nga 101 deputetë Projektligji i parë që transformon Ministrinë e FSK-së në Ministrinë e Mbrojtjes.

    Data: 18 Tetor 2018 13:04
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera