​Zemaj: S’është e vërtetë që Haradinaj ka marrë pjesë në Betejën e Loxhës


11/02/2019

Zemaj ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, si ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk ka marrë pjesë në këtë betejë.

Zemaj ka hedhur poshtë pohimet e Haradinajt për pjesëmarrjen e tij në luftimet me forcat serbe në Loxhë.

“Haradinaj nuk ka marrë pjesë në betejën e Loxhës”, është shprehur Zemaj.

Deputeti i LDK’së ka thënë se Haradinaj mund të ketë shkuar atje pasi forcat serbe janë dëbuar nga Loxha. /Express/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart