VV-ja distancohet nga deklarata e anëtares për komunitetin LGBTI


11/10/2018

Ajo ka thënë se qëndrimet si ato të Donika Gashit, janë qëndrime personale dhe nuk janë qëndrime edhe të Vetëvendosjes.

“Anëtarët e LV shprehin edhe qëndrime personale, por jo, ato nuk janë qëndrime të Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë Kurti për Insajderin.

Anëtarja e VV-së ka fyer komunitetin LGBTI në një postim në Facebook, duke i quajtur të sëmurë dhe “shkije”.

“Homoseksualizmin e konsideroj sëmundje dhe çështje epshi të pakontrolluar. Por, jam pajtuar që edhe ndër ne ka këso “shkijesh” të cilët kanë të drejtë të jetojnë ashtu si duan vetë”, thuhet në postimin e Gashit. /Express/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart