Pas shkarkimit nga pozita e drejtorit të Shëndetësisë, flet Arben Vitia


08/11/2018

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Arben Vitia,  në televizionin T7 në emisionin “DPT Te Fidani” ka thënë gjatë ditës së sotme nuk ka shjkuar fare në punë, pasi sipas tij, Shpend Ahmeti ka thënë se e ka shkarkuar nga detyra.

“ Unë nuk kam dalë në punë sot fare. Mbrëmë Ahmeti e tha edhe në televizion se ne jemi shkarkuar. Vendim me shkrim unë nuk  kam marrë, por ne e kemi kuptuar se jemi shkarkuar”, ka thënë Vitia.

Ai ka thëne se komunikimi me Ahmetin kohëve te fundit ishte i pamundur.

“ Unë kam mesazhe dhe emaile që kryetari nuk na është përgjigjur. Tash e sa muaj ne nuk kemi komunikuar fare”, ka thënë ai

Vitia ka treguar se nuk i kujtohet edhe takimi i fundit që ka pasur me Shpend Ahmetin.  

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart