Vetëm dy ditë më herët tha se i paguan me rregull, Burdushi u arrestua edhe për shmangie nga tatimi


17/11/2018

Prokurori Petrit Kryeziu në një bisedë për Gazetën Express tha se bastisja në shtëpinë e Burdushit është bërë për shkak të dyshimeve për shmangie nga tatimi dhe mashtrim. Por, ndonëse po akuzohet për shmangie nga tatimi, Burdushi para tri dite në  “Frontal” të T7, kishte deklaruar se është tatim pagues i rregullt.

“Jam tatim pagues i rregullt dhe jam nën kontroll tërë kohën”, kishte thënë ai.

Ndërkohë, Burdushi po dyshohet edhe për dy vepra penale, si: Armëmbajtje pa leje dhe ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarive mjekësore.

“Gjatë bastisjes atij iu gjet armë dhe municion. Dyshohet edhe për dy vepra të tjera penale ‘Armëmbajtje pa leje’ dhe ‘ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarive mjekësore’”, tha Kryeziu. Ai shtoi se Burdushit iu sekuestruan edhe tri vetura./Express

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart