Kuçi: Ushtria dhe marrëveshja me Serbinë, më të rëndësishme sesa liberalizimi


05/12/2018

Kuçi ka thënë se do të japë dorëheqje pas premtimeve të bëra kohë më parë.

“Deri në votimin e ushtrisë do të mbetem deputet, por do të rishikoj pozicionin tim”, ka deklaruar ai.

Deputeti i koalicionit qeverisës ka thënë në RTV Dukagjini se formimi i ushtrisë dhe arritja e një kompromisi për dialogun janë çështje më me rëndësi se liberalizimi i vizave.

“Unë do të mbajë qëndrimin tim, por data 14 dhjetor [votimi i ushtrisë] është shumë e rëndësishme”.

“Jam munduar të jem i përgjegjshëm me votuesit e mi dhe besoj se deri tani i tillë kam qenë…Nuk kam pasur asnjë aferë edhe në funksione tjera. Puna më e vështirë është ajo e kryetarit të komunës”.

Kuçi ka përsëritur se vizat nuk janë asgjë në krahasim me votimin e ushtrisë së Kosovës, apo dialogun, përcjell Telegrafi.

“Liberalizmi për mua është i parëndësishëm në krahasim me ushtrinë dhe përmbylljen e dialogut”, tha Kuçi.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart