Sudanezët e largojnë nga xhamia imamin pasi nuk e udhëhoqi protestën kundër presidentit


12/01/2019

Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, një burrë shihet duke i thënë me zë të lartë imamit: “Ngritu dhe na udhëhiq në protesta prej kësaj xhamie!”. Më pas dëgjohet turma e njerëzve duke brohoritur “vetëm rrëzim”. Ky imam shpesh ka shfaqur përkrahje për presidentin aktual, i cili është në pushtet për një kohë të gjatë.

Policia sudaneze është detyruar të përdorë gaz lotsjellës për t’i shpërndarë protestuesit. Gjatë tri javëve të protestave, 22 persona kanë ndërruar jetë në tërë vendin. Ato kishin nisur fillimisht për shkak të rritjes së kostos së jetesës, ndërsa më pas filluan thirrjet për largimin nga pushteti të presidentit që ndodhet në pushtet për tri dekada me radhë, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart