Sot pastrohet Liqeni i Badovcit


17/11/2018

Ky aksion po bëhet në kuadër të fushatës ” Ta pastrojmë Kosovën”.

Aksioni është paraparë të fillojë në orën 11.

Aksioni “Ta pastrojmë Kosovën” organizohet nën patronatin e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj i cili u ka bërë thirrje të gjitha institucioneve dhe qytetarëve të vendit që t’i përgjigjen thirrjes për pastrimin e vendit nga mbeturinave.

Në aksion kanë njoftuar se do të marrin pjesë kompanitë e pastrimit, FSK, Policia e Kosovës, KFOR-i, agjencitë e ndryshme shtetërore, ministritë, komunat, nxënësit dhe mësimdhënësit, kompanitë private e të tjera.

Aksioni do të zgjasë deri në fund të dhjetorit.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart