Shpend Ahmeti i shkarkoi drejtorët e VV-së, mohon koalicionin me PDK-në


08/11/2018

Gazetarët e kanë pyetur Ahmetin se a do të ketë koalicion me Partinë Demokratike pas këtyre shkarkimeve, por ai është përgjigjur negativisht në këtë pyetje.

Ahmeti tha se nuk ka pasur dhe as nuk do të ketë diskutime për një koalicion të tillë.

“Absolutisht jo. Mendoj që tashmë e kam bërë të qartë. Nuk ka pasë diskutime dhe nuk do të ketë diskutime për koalicion me PDK-në. Situata në relacion me Vetëvendosjen është bërë e paqëndrueshme, janë bërë pesë muaj prej që kam dërgu ofertë zyrtare me numër më të madh të drejtorive për LVV-në, katër gjithsej, dhe iu kam thënë se në qoftë se vazhdon kështu pas gjashtë muajve do ta emërojmë edhe drejtorin e pestë nga LVV. Përveç që nuk kanë dhënë përgjigje, kanë vazhdu me sulme të përditshme të aktivistëve, në të njëjtën kohë nuk e kanë miratu asnjë propozim që e kam dërgu. Përkundrazi kanë bë edhe shumë gjëra tjera”, shkruan EO. 

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart