Shoku ia theu dhëmbët me gur, prokuroria mbylli hetimet


10/02/2019

Nëna e Edonisit e mori gurin nga vendi i ngjarjes me shpresën se do t`i duhej si dëshmi për goditjen ndaj të birit.

Por aq të kujdesshëm sipas familjes nuk u treguan edhe organet e rendit.

Ata mbyllen rastin e djalit të tyre pa i informuar fare familjen, gjë që ka bërë që te kenë dyshime se dikush mund të ketë ndikuar tek ky rast.

E kjo sipas nënës së Edonisit nuk do duhej të ndodhte pasi shqetësimi i familjes ishte i madh, duke parë lëndimet që mori djali i tyre.

Sipas nënës së të miturit, Shpresës, fati e shpëtoi nga më e keqja djalin e saj.

Ajo e emocionuar rrëfen për T7 momentin kur e pa të shtrirë në QKUK djalin e saj.

I THYEN DHËMBËT, PROKURORIA MBYLLË HETIMET

Rasti i dy të miturve kishte shkuar në Departamentin për të Mitur të Prokurorisë Themelore të Prishtinës.

Prokuroria kishte urdhëruar Departamentin e Mjekësisë Ligjore që të përpiloj një raport në lidhje me llojin e lëndimeve trupore që kishte marrë nga guri Edonis Selimi.

Ky departament pas analizave profesionale kishte konstatuar se plagët e Edonisit ishin dëmtime të lehta trupore.

E kjo kishte bërë që kallëzimi penal të ndryshoj cilësimin nga lëndim i rëndë trupor në lëndim të lehtë.

Kështu prokuroria kishte sjell aktvendimin për mos-ndjekje penale, pasi i dyshuari që ishte i mitur nuk kishte të kaluar kriminale.

Por një vendim të tillë, po e kundërshtojnë prindërit e të dëmtuarit.

Behgjet Selimi thotë se askush nuk i pyeti kur u vendos që të procedohet lënda.

Selimi thotë se dikush ndikoi që prokuroria të ndalojë ndjekjen ndaj të dyshuarit.

E për këtë çështje T7 ka kontaktuar  me familjen Llapashtica, djali i secilës dyshohej për këtë punë.

Ata thanë se nuk dëshirojnë të komentojnë, pasi prokuroria ka thënë fjalën e saj.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart