Sekretari i AAK’së: Isa nuk merrte vendime nga frika e rrëzimit, Haradinaj s’frikësohet


12/01/2019

Sekretari i AAK-së që e mban edhe pozitën e koordinator nacional për reforma shtetërore, Besnik Tahiri, ka shkuar më tej në këtë përplasje, është shprehur se Isa Mustafa nuk ka marrë vendime në Qeveri nga frika e rrëzimit, ndërsa sipas tij Ramush Haradinaj nuk frikësohet.

Tahiri e ka pranuar se Qeveria aktuale ka shumë këshilltarë e zëvendësminitra.

“Po, kjo qeveri ka edhe sfida, greva e ballafaqime, kjo sepse ne kemi marrë çështjet një për një për t’u dhënë zgjidhje. Për dallim nga qeveritë paraprake që konservonin problemet, me frikën e rrëzimit. Nuk ka rast, as vendim që kryeministri Haradinaj ka heshtur për shkak frikës nga debatet dhe diskursi publik. Ai është ballafaquar, ka sqaruar dhe ka prodhuar zgjidhje”, ka shkruar Tahiri, transmeton Gazeta Express.

Tahiri ka shkruar se politikat e qeverise Haradinaj po e kthejnë dinjitetin e shtetit.

“Qeveria e udhëhequr nga kryeministri Haradinaj, është e vërtet që ka më shumë këshilltarë e zëvendësministra, por ka dyfishin e punëve dhe detyrave. Ato që qeveritë paraprake nuk kishin as vullnetin e guximin për t’u ballafaquar përkundër që i kishin më shumë se 80 deputetë, u dasht me i bë ne, me vendimet që kthejnë dinjitetin e shtetit dhe hapin perspektivë për vendin.

Lidershipi i guximshëm nuk e bazon vendimmarrjen në diskursin që mund të krijohet, ai është aty për të siguruar që vendimet janë interes i vendit dhe jo të politikës ditore. Kjo qeveri, jo vetëm se po forcon shtetësinë, por është në hapat final për të vendosur në korniza funksionimin institucional”, ka përfunduar Tahiri.

Reagim ndaj Isa Mustafës ka bërë edhe Burim Ramadani.

Ramadani, përmes një postrimi në Facebook, duke numëruar rezultaatet e deritashme të Qeverisë aktuale, tha se Haradinaj nuk ka nevojë për udhëzimet e ish-kryeministrit Mustafa, sepse do të dështonte./Gazeta Express

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart