Profesori belg flet për rrezikshmërinë e mishit që kishte arritur në Kosovë


13/03/2018

Më pak se një javë pas skandalit të mishit i cili u zbulua në thertoren “Veviba”, në qytetin belg Bastogne, industria ushqimore belge është tronditur me zbulimin e ri.

Sipas gazetës flamene, “Het Laatste Nieuws”, një kamion ishte larguar nga thertorja “Veviba”, në shtator të vitit 2016 për ta furnizuar Kosovën me mish të cilin e kishin prodhuar në vitin 2004.

Një profesor i Universitetit të Belgjikës në Ghent ka thënë për gazetën “Het Laatste Nieuws”, se “ngrirja e mishit gjatë një periudhe 12-vjeçare nuk është gjithmonë i rrezikshëm për shëndetin”, përcjell Insajderi.

“Por për të shmangur edhe rrezikun më të vogël, asnjë zinxhir i mishit nuk do të duhej të ruhej në mënyrë të qëndrueshme në një temperaturë prej minus 18 gradë celsius”, ka thënë profesori belg.

Shumica e etiketave të markës “Veviba” i janë shqyer në ambalazh. Viti 2004 ishte vetëm në disa prej etiketave.

Gazeta holandeze shkruan se Inspektorati i Ushqimit në Kosovë ka paralajmëruar Agjencinë Belge për Sigurinë e Zinxhirit të Ushqimit (Afsca) në kohën e incidentit. Përveç kësaj, thertore edhe disa industri tjera të mishit në veri të Belgjikës, në Izegem dhe Harelbeke janë përfshirë në ngarkimin e këtij kamioni me mish.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart