Për zbavitje të paharruar nevojitet vetëm energji pozitive


13/12/2018

Maqedonia ka një përshtypje si një vend që asnjëherë nuk flenë.  Kryeqyteti Shkupi është zemra urbane e metropolit që troket 24/7 – zgjidhje ideale për pauzë në qytet.  Nuk ekziston ditë e javës të mos mundeni të kënaqeni në jetën e natës që e ofron Maqedonia, klubet e natës, restorantet dhe baret janë të hapura çdo natë, sikur të jenë ethet  e të shtunës.  

Shkupi – qytet i trashëgimisë historike dhe jetesës urbane!

Jeta atraktive e natës në Shkup karakterizohet me vende interesante, ku mund të kaloni orë të tëra duke u zbavitur me lloje të ndryshme të ahengjeve të cilat i ofron ky qytet.  Shkupi është i njohur me muzikë live, në veçanti rok bendet live.   

Nëse jeni dashamirë i muzikës rok, përgatituni për kërcim me hitet e mira të vjetra dhe të reja.   

Klubet dhe baret garojnë me pjesën tjetër të Evropës, me paletën e tyre të enterierit dhe muzikës.  Prej atyre botërisht të njohur haus dhe hip hip di -xhej deri në rok dhe xhez live, muzikë tradicionale deri në ritmet e ish -YU muzikës – ka diçka për shijen e secilit.  Për këtë shkak vishuni mirë dhe lejoni nikoqirin t’ua tregojë jetën e natës në qytet.

Në baret dhe restorantet me pamje nacionale në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, keni mundësi që të takoheni me shpirtin e vërtetë të qytetit.   Restorantet me ushqim autentik të Maqedonisë do t’ju tërheqin me atmosferën e vet relaksuese, stilet e ndryshme dhe ekskluzivisht me verën, rakinë dhe birrën maqedonase.  

Shëtituni nëpër Çarshinë e Vjetër të Shkupit që ta ndjeni zemrën dhe shpirtin e qytetit të Shkupit! Shkupi me një trashëgimi historike 2000 vjeçare, i shndërruar në metropol moderne të jetesës urbane! Qyteti i kontrastit mes të vjetrës dhe të resë është vetëm disa hapa dhe do t’ju kthejë mbrapa në kohë.

Kishat dhe xhamitë e vjetra të cilat gjenden në pjesën e vjetër të qytetit janë shembull tipik për jetën e ndryshme në Maqedoni dhe përfshirjen e jetesës së kaluar dhe të tanishmes së njerëzve.  Udhëtimi nga e kaluara në të ardhmen mund të bëhet vetëm me kalimin e një ure –  Urës së Gurit.  Gjatë ekzistimit të saj 6 shekullor të ekzistimit, simboli i Shkupit shumë herë ka qenë i rindërtuar, por sot i vendosur në flamurin e qytetit si element kryesor i cili e lidh historinë dhe të tanishmen.  Duke e lënë pas vete të kaluarën dhe qytetin e vjetër, i riu ofron përvojë krejtësisht të ndryshme, për sytë dhe barkun e turistëve.   

Aroma e këndshme e ushqimit që vjen nga çdo kënd i mundshëm i qytetit, do t’i përmbush pritjet pastro të një udhëtari botëror, por njëkohësisht do të ofrojë kënaqësi absolute me arkitekturën e vet dhe zgjidhjet kreative të qytetit.  

Qyteti është i njohur ndërkombëtarisht me atë që është vendlindja e Nënës Terezë.   Në vitin 2009 në Shkup u ndërtua shtëpia përkujtimore e përkushtuar për jetën dhe punën e kësaj gruaje të mrekullueshme.  Vendlindja e saj u bë atraksioni më i njohur Shkup dhe është pjesë përbërëse e hartës turistike në Republikën e Maqedonisë.   

Në hyrje është shkruar porosia për mirëseardhje të ngrohtë, si përkujtim i kësaj gruaje të jashtëzakonshme:  “Çdo herë të përshëndeteni me buzëqeshje, për shkak se buzëqeshja është fillim i dashurisë”.

Shkupi është vend interesant dhe me siguri do të duhet më shumë se një ditë për të parë se si funksionon ky qytet dhe çfarë mund të ofrojë!.  

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart