Pas shkrimit të Gazetës Express, Krasniqi alarmon deputetët: Thaçi po do të bëhet si Erdogani


20/09/2018

Në një dokument që e ka siguruar Gazeta Express, Presidenti Thaçi i ka dërguar një pyetje Gjykatës Kushtetuese, me anë të së cilës i ka kërkuar këtij institucioni që t’ia heqë qafe Kuvendin për marrëveshjet që ai mund t’i arrijë në të ardhmen me faktorët e jashtëm: qoftë me Brukselin, qoftë me Serbinë. Në këtë mënyrë, Presidenti po përpiqet t’i hapë rrugë projektit të tij famëkeq për ndarjen e Kosovës.

Krasniqi, aktualisht kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, u ka thënë deputetëve të vendit se presidenti Thaçi po synon të bëhet si homologu i tij turk, Recep Tayyip Erdogan.

“Në një situatë të tillë, të gjitha partitë parlamentare në Kuvendin e Kosovës, duhet t’i marrin të gjitha masat për ta ruajtur sistemin demokratik të Republikës Parlamentare nga çdo formë e autoritarizmit e despotizmit të individit të papërgjegjshëm”, ka porositur Krasniqi, nëpërmjet një shkrimi të publikuar në Facebook.

Shkrimi i plotë i Krasniqit:

TENDENCA PËR TË BËRË KOSOVËN REPUBLIKË PRESIDENCIALE!

Letra që Presidenti i Kosovës sot ia paska dërguar:” Gjykatës Kushtetuese kërkesën për interpretimin e nenit 18 të Kushtetutës së Kosovës, që flet për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, që duhet të ndodhë me 2/3 e votave të deputetëve”. Të gjithë shqiptarët duhet ta marrin si alarm për të ndryshuar rregullimin shoqëror parlamentar në Republikën e Kosovës. E në mënyrë të veçantë, alarmi duhet t’i godet përfaqësuesit e zgjedhur të qytetarëve të Kosovës, deputetet të cilët e kanë përgjegjësinë kryesore për ta ruajtur rendin Kushtetues në Republikën Parlamentare të Kosovës.

Në një situatë të tillë, të gjitha partitë parlamentare në Kuvendin e Kosovës, duhet t’i marrin të gjitha masat për ta ruajtur sistemin demokratik të Republikës Parlamentare nga çdo formë e autoritarizmit e despotizmit të individit të papërgjegjshëm. Kërkesa e Presidentit të Kosovës është më shumë sesa më e shndërruar Republikën Parlamentare me Qeveri të fortë, në Republikë Presidenciale të ngjashme me Republikën Presidenciale të Erdoganit?!

Kushdo që ka sy e vesh e sheh ketë!

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart