Pas gjashtë muajve bllokadë pritet funksionalizimi i KQZ-së


21/09/2018

Në ndërkohë opozitarët kanë thënë se presidenti Thaçi qëllimisht po e zvarrit këtë proces shumë të rëndësishëm për vendin.

Kreu i shtetit deri më tani nuk ka emëruar përfaqësuesit e partive politike, ndërsa i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese duke kërkuar sqarime se nga sa përfaqësues u takojnë grupeve parlamentare, shkruan Zëri.

Lidhur me këtë çështje Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje i kanë dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese opinionet e tyre në lidhje me kërkesën e presidentit për interpretim të dispozitës kushtetuese, e cila flet për emërimin e anëtarëve të rinj.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart