Nxënësit përshëndesin shokët e klasës të cilët po braktisin Kosovën për Gjermaninë


12/02/2019

Kjo pasi ata nuk do të shihen më në shkollën “Lidhja e Prizrenit’ ku mësuan bashkë çdo ditë.

Tre nxënës të kësaj shkolle fillore të fshatit ‘Opterushë’ të Komunës së Rahovecit janë përshëndetur me shokë e me mësuesit e tyre, pasi po largohen nga Kosova, transmeton Indeksonline.

Ata se bashku me familjet e tyre po largohen nga vendlindja për një jetë më të mirë në Gjermani.

Perspektiva jo e mirë ekonomike, mirëqenia e dobët sociale e shumë faktorë të tjerë ka bërë që shumë familjen të largohen nga vendi për në shtetet e BE-së.

Edhe të premten e kaluar, tre nxënës u larguan nga një shkollë e Prizrenit.

Të tilla largime ka pothuajse çdo ditë, çka edhe ka një rënie të numrit të nxënësve nëpër shkolla në përgjithësi.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart