Nuk ka amnisti për dhunuesit dhe organizuesit e “27 prillit”


13/12/2018

Ky propozim për amnisti dje u miratua nga Nëngrupi për pajtim në Kuvend dhe iu parashtrua Grupit interparlamentar për integrim dhe pajtim i cili duhet ta shqyrtojë propozim zgjidhjen ligjore për amnisti, që do të miratohet me procedurë të shkurtuar.

Zekir Ramçilloviq, nga grupi i pavarur i deputetëve të VMRO-DPMNE-së, i cili e kryesor këtë nëngrup, theksoi se anëtarët e tij kanë arritur konsensus rreth kësaj çështje.

“Secili person i përfshirë me këtë proces gjyqësor do të duhet të parashtrojë kërkesë për amnisti nga procedura e mëtutjeshme. Në këtë mënyrë konsiderojmë se procesi që duhet të japë përgjigje për tërë atë që ndodhi më 27 prill do të vazhdojë dhe nga ajo anë do të kemi epilog juridik, drejtësia do ta gjejë vendin, por gjithsesi edhe disa nga personat të cilët ishin të përfshirë në ngjarjet e 27 prillit do të fitojnë amnisti dhe në atë mënyrë është bërë hapi i parë drejt relaksimit të marrëdhënieve në shoqëri, përkatësisht të ndarjeve të caktuara të cilat dolën nga kjo ngjarje”, theksoi Ramçilloviq.

Sqaroi se në tekst në mënyrë të qartë është definuar se cilët persona do të përfshihen me procesin pas përfundimit të procedurës dëshmuese.

Për Propozim-ligjin për amnisti, deputeti i VMRO-DPMNE-së opozitare, Vllatko Gjorçev deklaroi se qëndrimi i tyre është parimor dhe se duhet të ketë amnisti të plotë për ngjarjet e 27 prillit vitin e kaluar në Kuvend.

VMRO-DPMNE nuk merr pjesë në punën e këtij trupi, sepse, sipas tij, bëhet fjalë për tregti politike lidhur me emrin kushtetues të Republikës së Maqedonisë.

Prokurorja publike, Villma Ruskovska dje deklaroi se po mblidhen dëshmi për personat të cilët plotësisht ishin përmendur në gjykimin për ngjarjet në Kuvend më 27 prill, sepse, siç tha, nuk mund të inicohet procedurë vetëm në bazë të dëshmisë së një të akuzuari. Ajo potencoi se edhe nëse ka dëshmi nuk do të ketë zgjerim të procedurës, por se mund të ketë tërësisht të re./MIA/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart