Një tjetër krim në familje ndodhi mëngjesin e sotëm në Allias të Tiranës.
Policia bën me dije se vuri në pranga në kushtet e flagrancës, Alket Arapaj 44-vjeç, ndërsa viktima është Ervilma Seferaj 36-vjeçe.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit në banesën e tyre në Allias.
Alket Arapaj dhe Ervilma Seferaj ishin prindër të një vajze të mitur.
Ata jetonin në një shtëpi pranë shkollës “Bajram Curri” në Allias.
Në fotot e shpërndara në facebook Arapaj dallohet se është një besimtar mysliman, ndërsa bashkëshortja e tij mban edhe shami në kokë.
Ndër të tjera ai shkruan se: “Jeta ka edhe gjëra të çmuara si familja”./Express