Kthehu lart

Universiteti i Arteve mbështet propozimin e studentëve për përgjysmimin e tarifës vjetore

Universiteti i Arteve mbështet propozimin e studentëve për përgjysmimin e tarifës vjetore GazetaExpress

Senati Akademik i Universitetit të Arteve ka mbështetur kërkesën e studentëve për përgjysmim të tarifës vjetore për studentët shqiptar.

Lajmi është bërë publik përmes një njoftimi zyrtar të Universitetit të Arteve, i cili sqaron gjithashtu se është i gatshëm që të marrë përsipër shqyrtimin e problematikave në këtë universitet.

Më poshtë deklarata e plotë:

Senati Akademik i Universitetit të Arteve (UART), në mbledhjen e datës 13.12.2018 si dhe në zbatim të kompetencave të tij ligjore dhe në mbështetje të protestës së studentëve, në mbledhjen e tij vendosi unanimisht që të shprehet në këtë deklaratë:

1. Të mbështesë kërkesat e formuluara nga studentët. 2. Të mbështesë si të nevojshme përgjysmimin e tarifave të shkollimit dhe t’i kërkojë Bordit të Administrimit përllogaritjen e efektit financiar për UART.

3. Senati Akademik i UART merr përsipër me përgjegjësi përfshirjen e të gjitha mekanizmave financiarë, materialë dhe proceduralë për të garantuar transparencë maksimale dhe realizimin e tyre brenda vitit akademik 2018-2019, të të gjitha hapave të duhura drejt një arsimimi artistik cilësor, etikës në krijimtari e kërkim shkencor, por dhe përfshirjes direkte të studentëve,.

4. Senati Akademik i UART mer përsipër përfshirjen në statut dhe rregulloret e brendshme të institucionit, kodifikimin e rregullave të qarta që do të garantojnë pjesëmarrjen e nevojshme të studentëve në veprimtaritë akademike dhe financiare.

5. Senati Akademik i UART mer përsipër të ngrejë një grup të përbashkët pune, pedagogë dhe studentë, për shqyrtimin e të gjitha problematikave të ngritura dhe çështjeve të tjera që lidhen me përmirësimin e veprimtarisë së UART.

6. Kjo deklaratë, të publikohet në faqen zyrtare të UART.

    Data: 13 Dhjetor 2018 14:58
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera