Kthehu lart

Ulja e dënimit ndaj Dritan Dajtit, Meta: KLGJ dhe prokuroria të nisin hetimet

Ulja e dënimit ndaj Dritan Dajtit, Meta: KLGJ dhe prokuroria të nisin hetimet GazetaExpress

Në lidhje me uljen e dënimit ndaj autorit të vrasjes së katër policëve, Dritan Dajtit, u pyet sot edhe Presidenti, Ilir Meta.

Ai theksoi se Këshilli i Lartë i Gjyqësorit dhe Prokuroria duhet të hetojnë çështjen.

"Mbështes fuqimisht reagimin dhe thirrjen e ambasadorit të Bashkimit Europian, zoti Soreca, që KLGJ-ja dhe Prokuroria e Përgjithshme të vihen në lëvizje për të vlerësuar dhe për të verifikuar dhe hetuar çështjen në fjalë", tha Meta.

Ndërkohë reagim të ashpër bëri edhe ambasadori i BE-së, Luigi Soreca për ndryshimin e masës ndaj Dritan Dajtit, nga burgim i përjetshëm në 25 vite.

Edhe qeveria kërkoi hetimin e plotë të ngjarjes, ndërsa opozita e cilësoi si të vonuar reagimin e ekzekutivit./Express

    Data: 11 Shkurt 2019 12:03
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera