Kthehu lart

Studentët “grisin” partitë politike, flamujt digjen përpara kryeministrisë

Studentët “grisin” partitë politike, flamujt digjen përpara kryeministrisë GazetaExpress

Pas protestës në parlament, studentët i janë drejtuar tashmë kryeministrisë dhe prej aty kanë bërë thirrje për plotësimin e kërkesave të tyre të panegociueshme.

Në shenjë të revoltës së tyre ata kanë grisur e më pas djegur tre flamujt e partive kryesore politike të vendit, si një gjest kuptimplotë për të treguar se protesta e të rinjve nuk është e politizuar.

Një grup studentësh kanë marrë flamujt e PS, PD e LSI-së dhe më pas i kanë grisur e djegur në këmbët e godinës së kryeministrisë.

Prej ditësh tashmë kryeministri vetë kërkon dialog dhe në postimet e tij të shumta në rrjetet sociale shkruan se studentët po tentohet të kapen nga partitë politike të opozitës, pasi sipas tij janë këto të fundit që nuk po i lejojnë studentët të dialogojnë me qeverinë./Express

    Data: 13 Dhjetor 2018 15:46
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera