Kthehu lart

Shqipëria sërish në protestë, nga Shkodra në Berat kundër qeverisë “Rama”

Shqipëria sërish në protestë, nga Shkodra në Berat kundër qeverisë “Rama” GazetaExpress

Banoret e Shkodrës, njërit nga qarqet me të varfër të Shqipërisë, të rrënuar ekonomikisht me papunësinë më të larte në vend dhe me një nivel shumë të lartë emigrimi, po protestojnë për të tretën ditë me radhë në hyrje të qytetit.

Protestuesit kërkojnë jetesë më të mirë, rritjen e pagave, uljen e çmimit të karburantit, punësim dhe taksa më të ulta.

Ata bllokuan hyrjen e qytetit të Shkodrës.

Ndërkohë, edhe në Berat qytetarët kanë protestuar duke bllokuar rrugën kryesore e duke rënduar trafikun.

    Data: 13 Dhjetor 2018 17:08
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera