Kthehu lart

Shifra rekord, në Itali 71% e emigrantëve shqiptarë bashkë me familjen

Shifra rekord, në Itali 71% e emigrantëve shqiptarë bashkë me familjen GazetaExpress

Në Itali ka 113 mijë familje shqiptare në total, çka do të thotë se një familje mesatare përbëhet nga 3.9 anëtarë. 71% e familjeve shqiptare që jetojnë në vend kanë në përbërje të tyre 3 ose më shumë anëtarë, rekord më vete ky te të huajt.

Por, ajo që bie në sy nga të dhëna më të fundit është fakti se, shqiptarët janë në vend të parë mes të huajve sa i përket popullsive që jetojnë familjarisht.

Rreth 61% e shqiptarëve në Itali jetojnë në tipologjinë e familjeve me 1 çift dhe fëmijë.  Mes tyre, rreth 30% raportohet se kanë vetëm një fëmijë të mitur, dhe rreth 25% dy fëmijë të mitur.

Në të dyja rastet, shqiptarët janë të parët mes të huajve. Vetëm 18.8% e shqiptarëve, tregojnë të dhënat, jetojnë vetëm në vendin fqinj. Mes të huajve, kjo është padiskutim norma më e ulët. Për vende si Ukraina, kjo normë ngjitet në 70%.

Ndjekësja më e afërt është Kina me 40.5%. Pra të dhënat flasin qartë; shqiptarët kanë një tjetër tipologji emigrimi; pasi kërkojnë stabilitet, dhe jo thjesht  një vend pune. Për këtë arsye ata kanë tendencën të jetojnë së bashku me familjen e tyre.

E thënë në terma më të përgjithshëm, mes të huajve që jetojnë në Itali, shqiptarët duket se janë ata më të “bindurit”, për ta braktisur përfundimisht vendin e tyre.

Fakti që janë të parët në vend për të jetuar në familje, dhe të parët mes të huajve për të lindur fëmijë, e vërteton më së miri këtë gjë./scan

    Data: 07 Dhjetor 2018 17:43
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera